Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjorm të Vlorës. 36-vjeçari Dallan Aliaj mbeti i vdekur pasi u qëllua me 5 plumba nga kushëriri i tij, Bertil Alliaj 32 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën përballë shtëpisë së këtij të fundit rreth orës 20:00 të mbrëmjes. Kanë folur banorët e zonës, të cilët thonë se lajmin e kanë marrë vesh nga televizori dhe se nuk kanë dëgjuar të shtëna.
Ndër të tjera ata thonë se nuk dihet arsyeja e konfliktit ndërsa autori ishte larguar nga fshati që prej vitit 2015 dhe që atëherë nuk ishte parë më në zonë.“E morëm vesh nga televizori. Ka pasur kohë që nuk dukej në fshat. Ka qenë i larguar, punët e tij, hallet e tij.
Nuk dihet arsyeja.Ky që humbi jetën është kushëriri im. U në me të atij e tij jam kushëri i dytë. Njeri i shkolluar. Këtë djalin tjetër e njihnim, këtu ka lindur. Ka vite që nga 1015 që nuk është dukur më këtu. E morëm vesh nga televizori se nuk dëgjuam armë.Nuk dimë të kenë pasur konflikte. Viktima nuk e njihja se ai rrinte të Levan.
Autori ka qenë me probleme me shtetin. U habitëm si kishte mundësi që kishte ardhur. Ndoshta ka ardhur se ishte i ati sëmurë”, thanë banorët e fshatit Gjorm.
