Këtë të diel, 2 nëntor, vendi ynë u zhyt në zi! Flamujt u ulën në gjysmë shtizë dhe qindra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit, Fatos Nanos, njeriut që shënoi me gërma të arta emrin e tij në historinë shqiptare.
Bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, dhe tre fëmijët shtrënguan duart dhe pranuan ngushëllimet nga qytetarë të thjeshtë, politikanë, gazetarë, njerëz të artit, kulturës, sportit dhe figura të shquara të Shqipërisë.
Por, vëmendje mori edhe mungesa e Rexhina Nanos, ish-bashkëshortes së Fatos Nanos, dashurisë së tij të parë dhe shoqes së gjimnazit e cila i dhuroi dy fëmijë, Sokolin dhe Edlirën.
Shumë u përfol nëpër media prezenca e saj, madje në disa prej tyre një tjetër grua u tha se ishte Rexhina Nano.
Por, Newsbomb mëson ekskluzivisht se ish-bashkëshortja e Nanos nuk mori pjesë në homazhet e zhvilluara ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve.
Gruaja e cila u përfol se ishte Rexhina Nano është Shefikat Ngjela, biznesmenia nga Tirana.




