Fatos Nano përcillet në banesën e fundit/ Momenti kur Xhoana Nano takon Ramën e Kurtin

Pak pas përfundimit të ceremonisë së homazheve në pallatin e Kongreseve, arkëmorti i ish-kryeministrit Fatos Nano është përcjellë me një tjetër ceremoni funebre drejt varrezave të Sharrës.

Familjarë, miq, mijëra qytetarë, autoritete shtetërore, të komuniteteve fetare, trupit diplomatik, i kanë dhënë lamtumirën e fundit duke e përcjellë kortezhin me nderim dhe arkëmortin e vendosur mbi një top, e shoqëruan në bulevardin kryesor.

Sipas protokollit, pas përcjelljes me ceremoni funebre, nderimet e fundit do bëhen në një ceremoni private nga familja e tij, në varrezat e Sharrës.

Teksa lideri historik i PS përcillet në banesën e fundit, bashkëshortja e tij Xhoana Nano është filmuar në ambjentet e jashtme të Pallatit të Kongreseve duke takuar Edi Ramën, Albin Kurtin dhe Ali Ahmetin.

Nga pamjet shihet se këta të fundit i kanë shprehur edhe njëherë ngushëllimet për ndarjen nga jeta bashkëshortit të saj Fatos Nano.

Next