Për ish deputetin e PL, Petrit Vasili, fjalimi i kryesocialistit Edi Rama në ceremoninë e lamtumirës ndaj paraardhësit të tij, nuk ishte gjë tjetër veçse një paraqitje e dhimbshme e kompleksit të inferioritetit të pashërueshëm të tij.
Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Vasili shkruan se Rama e ndjen deri në palcë se me gjithë indiferencën e plotë të Nanos për politikën dhe mëjanimin kategorik prej saj, ky i fundit mbetej një lider shumë më tërheqës dhe shumë me lart se Rama.
‘Përkundrazi ardhja e Ramës ishte momenti me i bezdisshëm i ditës, dhe i ndjerë krejt i tepërt në këtë ceremoni, Rama shpërtheu në fjalimin e tij të varfër për mysybet, shterpë e të mbushur me komplekse inferioriteti, zilie dhe inati’, shkruan Vasili.
Statusi
Fjalimi i Rames ne funeralin e Nanos, shpërthim inferioriteti te pasherueshem!
Fjalimi i Rames ne funeralin e Nanos ishte nje paraqitje e dhimbshme e kompleksit te inferioritetit te pasherueshem te tij.
Rama e ndjen deri ne palce se megjithe indiferencen e plote te Nanos dezinteresimin e tij per politiken dhe menjanimin kategorik prej saj, ky i fundit mbetej nje lider shume me terheqes dhe shume me lart se Rama.
Thene shkurt edhe pa bere asgje Fatosi e kompleksonte Ramen qe pertej nje pazarxhiu dhe grabitqari te pabese fshati nuk ngrihej dot me lart se kaq.
Dhe sot Rama humbi edhe rastin e fundit per tu ngritur sa do pak me lart.
Sot Rama demostroi per turp ziliqarin e vogel dhe mjeran, qe u kompleksua kaq keq kur pa se sa shume njerez moren pjese ne homazhet per Nanon.
Rama do te donte homazhe te vakta, pa pjesmarrje ku vetem momenti kur do te vinte ai te ishte kulmi i te gjithe dites.
Perkundrazi ardhja e Rames ishte momenti me i bezdisshem i dites dhe i ndjere krejt i tepert ne kete ceremoni Rama shpertheu ne fjalimin e tij te vafer per mysybet, shterpe e te mbushur me komplekse inferioriteti, zilie dhe inati.
Sot Rama kuptoi se megjithe pushtetet qe ka rrembyer nuk ka prodhuar asnje ndjesi tjeter veç neverise.
Ndersa Nano u nda nga kjo jete origjinal ne llojin e tij, intelektual i nje niveli te padiskutueshem, autentik ne sjelljen politike dhe aq me shume i paimitueshem ne sjelljen shoqerore duke mbetur gjithmone per tu kujtuar, por edhe per tu respektuar nga miqte dhe kundershtaret.
Rama nuk do ta kete kurre favorin e afektit te gjere njerezor, kjo eshte pak por e sigurte.




