Modelja e njohur shqiptare Arbenita Ismajli, e cila prej më shumë se një viti jeton në Dubai, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë surprize.
Ajo është befasuar me një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë, duke shkaktuar menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale.
Trëndafilat e bardhë, simbol i pastërtisë dhe dashurisë së sinqertë, i kanë dhënë postimit një ndjesi romantike dhe plot elegancë. Edhe pse modelja nuk ka zbuluar se kush qëndron pas këtij gjesti, fansat kanë filluar të bëjnë hamendësime, duke e lidhur surprizën me jetën e saj sentimentale.
Arbenita, e cila prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në modeling, vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura shqiptare në rrjete sociale.
Jeta e saj luksoze në Dubai, projektet profesionale dhe stili i veçantë e mbajnë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Në postimin e fundit, ajo ka zgjedhur të mos shtojë asnjë mbishkrim, duke i lënë ndjekësit të lexojnë emocionin përmes imazheve.
Reperi i njohur shqiptar, Fero ka folur për marrëdhënien e tij të tensionuar me ish-bashkëshorten Arbenita Ismajlin, pas divorcit. Ai tha se vajzën e tij nuk e ka takuar prej kohësh, dhe kjo po e lëndon vazhdimisht.
Sipas Feros, Arbenita ka udhëtuar jashtë shtetit pa lejen e tij, derisa zbuloi se ka dërguar email-e në Gjykata e Prokurori vetëm për ta parë vajzën e tij.
”Kur bëhet një kohë e gjatë kur nuk e ke parë vajzën tënde, dhe krijohet një ndjenjë e keqe, ndihesh keq emocionalisht veç ta shoh vajzën, ka mundur të ndodhë që kam thënë ndonjë fjalë të pahijshme, gjë që unë edhe i kërkoj falje nëse është ndier keq për fjalët e mia. Qëllimi është për ta parë vajzën time. Që 1 vit nuk e kam parë vajzën”.
“Kam tentuar shumë herë ta shoh vajzën në mënyra të ndryshme, dhe e kam parë që nuk po mundem me e pa në asnjë lloj forme dhe më është dashur patjetër të kërkoj nga institucionet të Kosovës, pasi ish-gruaja nuk e sjell vajzën kërkova ndihmë”.




