“Nga Lubi Balluku, tani do të quhet Rahmetlije Balluku”- Ministrja e Infrastrukturës u mor e pandehur nga SPAK, Sali Berisha: Ja pse e motra, Pamela Qirko s’mund të jetë avokatja e saj

Sali Berisha: Hyri me veston e Avokates mbrojtëse, Pamela Qirko Balluku, motra e Rahmetlje Ballukut, se tani e tutje, Lubie Balluku do të quhet Rahmetlije Balluku, po. Tani këtu ka një gjë të tmerrshme, jo se janë motra, por se vetorët marrin licencat e avokatëve dhe në stilin Rakipi, do të shkatërrojnë shërbimin e avokatisë pasi janë të vetmit që kanë peng gjykatësit e prokurorët.

Është absolutisht drejtësia e konfliktit të interesit, nuk mund të them se pse është motër s’mund të jetë avokate sepse ligji e lejon, por sepse është platforma e mafiozit më të shpifur, më të rrezikshëm në sistemin e drejtësisë, Arben Rakipi. Ai është drejtor i Shkollës së Magjistraturës dhe ka studion e Avokatisë, shkon tek nxënësit dhe u pret gjobat, s’ka akt më të shëmtuar.

Rakipi ishte një, tani kemi lukuninë e vetorëve. Të vijnë me dosjet e vetting për të mbrojtur kriminelë në akuzat e tyre.

Next