Ilir Meta “hap thesin” nga burgu, mijëra euro të shpërndara për zgjedhjet e 11 Majit, pjesën më të madhe e ndau me …

Në raportin financiar të Partisë së Lirisë për zgjedhjet e 11 majit të depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, forca e politike e drejtuar nga Ilir Meta ka shpenzuar mbi 108 mijë euro.

Partia e Lirisë ka shpenzuar 10,479,865 lekë nga 11,140,730 lekë që kishte në të ardhurat e saj për zgjedhjet e 11 majit.

Po ashtu 70 mijë euro të PL-së kanë shkuar për mitingje të përbashkëta me Partinë Demokratike.

Ndërsa pritet që në ditët në vijim që në KQZ të dorëzohet edhe raportet financiare të partive të tjera politike.

Raporti Financiar i PL-së për zgjedhjet e 11 majit:

Totali i të ardhurave nga fondet publike: 9,140,730

Totali i të ardhurave nga vetë partia: 2,000,000

Totali i të ardhurave: 11,140,730

Shpenzime mitinge, adminsitrative, transport dhe rrjete sociale: 10,479,865

Kandidatët

Ilir Metaj, lista e hapur, Tiranë, jo fitues Zero donatorë, zero shpenzime

Brunilda Haxhiu lista e mbyllur, Fier, fituese (zero)

Tedi Blushi, Lista e mbyllur Tiranë, Fitues (zero të ardhura e shpenzime)

Edmond Haxhinasto, Lista e mbyllur, Elbasan, Fitues

Te ardhurat

Totali i të ardhurave nga individë: 88 000.0

Totali i të ardhurave nga persona juridikë: 495 000.0

Totali i të ardhurave: 583 000.0

Shpenzimet

Totali i shpenzimeve të bëra: 165 000

Dashamir Xhika lista e hapur, Elbasan, jo fitues

Totali i të ardhurave nga individë: 1 496 219.4

Totali i të ardhurave jopublike në natyrë: 82 557.0

Totali i të ardhurave: 1 496 219.4

Shpenzimet

Totali i shpenzimeve të bëra: 1 422 571

Ndërsa 70 mijë euro të Partisë së Lirisë kanë shkuar për mitingjetet e përbashkëta me PD.

Lista e mitingjeve:

1. Mitingje/tubime dhe aktivitete në fushatë 7 000 000 (PL pagese per shpenzime perbashketa PD-se)

2. Media sociale 334000

3. Shpenzimet administrative 200000

4. Shpenzimet administrative 25190

5. Transporti 616975

6. Transporti 250000

7. Transporti 943650

8. Transporti 200070

9. Shpenzimet administrative 56000

10. Shpenzimet administrative 35000

11. Shpenzimet administrative 800280

12. Shpenzimet administrative 18700

13. Shpenzimet administrative 18700

Next