Ngjarje e rëndë, ndahet nga jeta gjatë ndeshjes ish-futbollisti i Tiranës. Drejtonte klubin serb dhe ishte kandidat për të drejtuar bardheblutë (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ndeshjen mes Mladost dhe Radniçkit në kampionatin serb të futbolli.

Mladen Zhizhoviç, trajneri i Radniçkit, ka pësuar kolaps në fushën e lojës dhe është ndarë nga jeta.

Ngjarja ka ndodhur në minutën e 20-të të sfidës, kur 44-vjeçari Zhizhoviç u rrëzua para pankinës së tij.

Atij iu dha ndihma mjekësore dhe u dërgua me ambulancë drejt spitalit.

Gjyqtari më pas rifilloi ndeshjen, për ta ndalur para fundit të pjesës së parë, kur u mësua lajmi tragjik se ai nuk ia kishte dalë.

SHIH VIDEON

Zhizhoviç është një emër i njohur edhe për futbollin shqiptar, pasi boshnjaku, gjatë karrierës së tij si futbollist, ka qenë pjesë e Tiranës në sezonin 2010-2011, duke luajtur 17 ndeshje e shënuar një gol për bardheblutë.

Edhe gjatë viteve të tij si trajner, ai ishte përmendur disa herë si një kandidat për t’u ulur në stolin e bardhebluve, më saktësisht në verën e vitit 2024, pasi kishte lënë drejtimin e skuadrës së Shkupit./Panoramasport/

Next