“Ka në dorë të gjitha dokumentacionin për të cilin heton prokurori!”- Artan Hoxha: Balluku e pandehur, por ende në detyrë! Ka të gjitha mundësit për të …

Gazetari Artan Hoxha, ka komentuar hetimin pa masë sigurie të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Hoxha u shpreh se Balluku është e pandehur, por nuk është marrë asnjë masë ndaj saj, siç është bërë ndaj funksionarëve të tjerë.

“Ajo vazhdon të ketë në dorë të gjitha dokumentacionin për të cilin heton prokurori, të gjithë hierarkinë e zyrtarëve që mund të jenë pjesë e hetimit dhe po ashtu, ka ta gjithë mundësitë për të ndikuar, devijuar, prishur hetimin”, tha Hoxha.

Gazetari shtoi se ky është rast ndryshe krahasuar me rastet e mëparshme, ku SPAK kishte argumentuar se zyrtarët e hetuar duhej të largoheshin nga detyra për të mos penguar hetimet.

Më tej ai shtoi se më parë ka ekzistuar një “aleancë fluide” mes SPAK-ut dhe qeverisë, ku në rastet e hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë, kryeministri ndërhynte duke i larguar ata nga detyra përpara se SPAK të vepronte.

“Më parë ishte edhe një bashkëpunim me kryeministrin. Ka qenë një aleancë fluide, që merrej vesh që “x” do shkoj në SPAK, kryeministri e falënderonte nga detyra, e largonte nga funksionet politike, e qëronte si vezë dhe ia linte SPAK të bënte çfarë të donte”, tha ai.

Artan Hoxha: Me rastin e Balluku, SPAK dëshmoi që po ecën me iniciativën e vetëveprimit. Standardin që vetë SPAK e kishte vendosur deri tani bashkë me GJKKO, kishin vendosur një standard qe ishte, sidomos për funksionarët, zyrtarët që kanë në dorë të demontojnë hetimin, të prishin prova, vendosej për ta masa e sigurisë.

Në rastin konkret, ajo jo thjeshtë është marrë hetim, por asaj është i komunikuar akuza, është e pandehur dhe nuk është marrë asnjë masë. Ajo vazhdon të ketë në dorë të gjitha dokumentacionin për të cilin heton prokurori, të gjithë hierarkinë e zyrtarëve që mund të jenë pjesë e hetimit dhe po ashtu, ka ta gjithë mundësitë për të ndikuar, devijuar, prishur hetimin.

Vetë SPAK vendosi një standarde dhe e argumentonte që nuk mund t’i lëmë në detyrë sepse na shkaktojnë problem. Edhe për Ilir Metën që nuk ishte askushi vendosën masë sigurie. Çfarë ndryshimesh të reja ndodhën që SPAK ndryshoi pikërisht standardin që vendosi vetë. Në rastin konkret, ka vendosur që e marr të pandehur dhe e lë në detyrë.

Më parë ishte edhe një bashkëpunim me kryeministrin. Ka qenë një aleancë fluide, që merrej vesh që “x” do shkoj në SPAK, kryeministri e falënderonte nga detyra, e largonte nga funksionet politike, e qëronte si vezë dhe ia linte SPAK të bënte çfarë të donte.

Next