Kryeministri Edi Rama nuk do të marrë të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së.
Megjithëse më parë vetë kryeministria kishte njoftuar udhëtimin e Ramës drejt Brukeslit, VoxNews mëson se Rama e ka anuluar pjesmarrjen ku ishte parashikaur që rreth orës 14:30, kryeministri të merrte pjesë në panelin “EU Enlargement Summit”.
Rama pritej që së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të diskutonin progresin e vendeve kandidate dhe sfidat e procesit të integrimit.
Samiti bashkon liderët e vendeve anëtare dhe kandidate të BE-së për të diskutuar mbi të ardhmen e procesit të integrimit europian.
Shqipëria vazhdon të konsiderohet një nga vendet më të avancuara në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, me objektivin e qartë për t’u bërë pjesë e BE-së deri në vitin 2030.