Frida Krifca drejt burgut, SPAK gati fletarrestin, si prangosja e ish-ministres do t’i hapë rrugë zhbllokimit të…

Një stuhi politike dhe gjyqësore duket se po përgatitet në Tiranë. Burime të sigurta nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) bëjnë me dije se ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ndodhet në prag të prangosjes, pas zhvillimeve të fundit që kanë tronditur korridoret e pushtetit.

Pas vizitës të shefes së OLAF-it, Salla Saastamoinen, disa ditë më parë në selinë e Prokurorisë së Posaçme, situata ka marrë përmasa dramatike. Takimi me kreun e SPAK, Altin Dumani, thuhet se ka qenë vendimtar për finalizimin e dosjes së abuzimeve me fondet IPARD, një skandal që ka përfshirë miliona euro të Bashkimit Europian.

Sipas burimeve diplomatike, Brukseli ka kërkuar “kokën” e Frida Krifcës si kusht për rikthimin e besimit në institucionet shqiptare. OLAF, pas një hetimi disa mujor, ka konstatuar se fondet e destinuara për fermerët shqiptarë janë devijuar në duart e njerëzve të pushtetit dhe të lidhjeve klienteliste.

Prapaskenat

Tani, presioni mbi SPAK-un është i jashtëzakonshëm. Burime nga brenda strukturës bëjnë me dije se urdhri i arrestit është gati për firmosje, ndërsa pritet që në orët në vijim të lëshohet edhe masa zyrtare ndaj ish-ministres. Në mjediset politike, frika është e dukshme.

Ky arrestim pritet të hapë një zinxhir goditjesh të reja në nivelet e larta të qeverisë. Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Bujqësisë, ish-këshilltarë dhe përfitues të skemave IPARD janë nën hetim intensiv.

OLAF ka kërkuar që të mos mbetet asnjë “emër i shenjtë” mbi ligjin. Brukseli, për herë të parë, ka ndërhyrë drejtpërdrejt në një çështje të brendshme shqiptare, duke kërkuar rezultate të prekshme. Sipas njoftimit zyrtar të OLAF, bashkëpunimi me SPAK po intensifikohet, me ekspertë të huaj që tashmë po asistojnë hetuesit shqiptarë.

Nëse Krifca do të ndalohet, BE pritet të zhbllokojë mbi miliona euro të ngrira prej më shumë se dy vitesh, fonde jetike për sektorin bujqësor shqiptar. Kjo mund të shënojë një kthesë historike në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Brukselit.

“Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund”, është mesazhi që, sipas burimeve, i është përcjellë Dumanit nga OLAF. Në selitë e institucioneve shqiptare po mbizotëron tension dhe pritje. Disa ish-zyrtarë të lartë kanë nisur të thirren për marrje në pyetje, ndërsa dokumente të reja po dalin në dritë çdo ditë.

Për shumëkënd, dosja Krifca është vetëm maja e ajsbergut të një sistemi të tërë abuzimesh me fondet europiane. pra kjo panoramë tregon se dita e prangosjes e ish-ministres së Bujqësisë, Frida Krifa mund të jetë shumë afër dhe me të, një kapitull i ri drejt drejtësisë europiane për Shqipërinë mund të nisë.

Si i nisi hetimet e OLAF?

Kujtojmë se në 4 maj 2021, një dëshmitar nga Tirana u lidh përmes aplikacionit Skype me Brukselin për të denoncuar një histori abuzimi me fondet e programit të ndihmës për bujqësinë, IPARD II dhe Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, AZHBR.

Në njërën anë të kompjuterit gjendej Romeo Nazarko, 43 vjeç, inxhinier gjeodet në profesion dhe ekspert pronash në Tiranë, ndërsa në anën tjetër dy hetues të Zyrës Europiane kundër Mashtrimit, OLAF – institucion i vetëm i mandatuar për të hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e Bashkimit Europian.

Nazarko kishte aplikuar në vitin 2019 në AZHBR për të siguruar mbështetje për zhvillimin e një sipërfaqeje prej 23 hektarësh tokë në vendlindjen e tij në Ersekë, ku planifikonte të mbillte gështenja, lajthi, arra dhe bajame në një sistem zinxhir zhvillimi me banorët e zonës.

Por aplikimi i tij u refuzua nga AZHBR. Me një dosje voluminoze mbi tavolinën e zyrës, Nazarko tha se besonte që u skualifikua, pasi nuk ndoqi ‘rrugën e korrupsionit’. “Unë ndoqa udhëzuesit e BE-së për aplikantët dhe bëra një dosje super të kompletuar. Por e kisha ndarë mendjen; zero bakshish”, tha ai.

Hetimet trevjeçare të OLAF nxitën Komisionin Evropian që të pezullonte në mesin e korrikut të vitit 2023 programin më të rëndësishëm të ndihmës për bujqësinë në Shqipëri, për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Të përfshirë dhe biznesmenë, oligarkë e pronarë mediash

Abuzimi me fondet e BE rezulton dyshohet të jetë i ‘frikshëm’ pasi janë gjetur shkelje në 98 subjekte dhe madje AZHBR u ka kërkuar kthimin e shumave totale ose pjesore. Disa prej tyre i kanë kthyer, por disa të tjera, të cilat kanë marrë grant nga fondet e BE-së për shkak se nuk ka respektuar kushtet e kontratës kanë refuzuar t’i kthejnë paratë mbrapsht.

Një oligark ka marrë me një dorë 190 mijë euro nga fondet e BE-së për bujqësinë, duke ndërtuar një vilë në Dhërmi. Në kontratë rezulton fermë, por në fund përfundoi resort.

Në këto afera korruptive të cilat po hetohen nga SPAK dhe OLAF, dyshohet se bëjnë pjesë gazetarë, zyrtarë të lartë të qeverisë dhe një oligark mediatik. Pra dosja e hetimeve të SPAK përmban dhe emra peshash të rënda. Mbetet të shohim nëse SPAK do guxojë të godasë deri në këto nivele.

Next