E rëndë në Selanik, 26-vjeçari shqiptar gjendet pa jetë, në trup ka plagë me armë zjarri

Një 26-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në rrugën Orfanidou 8, në një apartament Airbnb në katin e gjashtë, pas rrugës Dodekanisou në Selanik.

Sipas të dhënave të para, ai dyshohet se është vetëqëlluar me armë zjarri dhe ka plagë në trup.

Në vendngjarje ndodhen forcat e DIAS, ndërsa ka mbërritur mjeku ligjor për të vërtetuar nëse është vetëvrasje apo vrasje aksidentale./Top Channel

Next