U kap duke qarkulluar me makinë i armatosur dhe me municione, kapet 30-vjeçari! Momenti kur policia e nxjerr nga makina dhe e shtrin në tokë

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili qarkullonte me makinë i armatosur dhe me municione luftarake.

Në kuadër të operacionit të koduar “Akulli” u vu në pranga ⁠Pëllumb Veseli, banues në Kukës.

“Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 3, në qytetin e Kukësit, duke lëvizur me automjetin tip “Touareg”, në të cilin u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak për të”, thotë policia.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Akulli”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me automjet, i armatosur, në qytetin e Kukësit, kapet dhe vihet në pranga 30- vjeçari.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe automjeti.

Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Akulli”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

-⁠Pëllumb Veseli., 30 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 3, në qytetin e Kukësit, duke lëvizur me automjetin tip “Touareg”, në të cilin u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak për të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Next