Levizje të mëdha edhe në prefektura/ Emërohen drejtuesit e rinj në dy qarqet e vendit

Majlinda Angoni nuk do të jetë më prefektë e Qarkut të Shkodrës. Me anë të vendimit të sotëm të Këshillit të Ministrave ajo është liruar nga kjo detyrë për t’u zëvendësuar nga një zonjë tjetër, Holta Duda.

Gjithashtu Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra si prefekt i Gjirokastrës të Odise Kotes, i cili do të lirojë vendin për Albana Hasanaj.

Ndryshimet:

Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.

Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.

Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.

Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.

Next