Janë zbardhur sot pjesë nga dosja për shkeljet me procedurën e tenderit të Llogarasë me fond limit 190 mln euro, në të cilën zbulohen edhe bisedat mes zv.kryeministres Belinda Balluku me ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi.
Për avokatin Romeo Kara, i ftuar në një emision televziiv tha ndaj Ballukut mund të rëndojnë edhe akuza të tjera. Ai theksoi se hetimi do të zgjasë.
‘Mendoj se do të ketë edhe akuza të tjera, ndër to do të jetë pastrimi i parave dhe do të ketë edhe të tjera. Ata kanë krijuar dyshime që këtu ngrihet një akuzë. A do të zgjerohet? Dhe mund të zgjerohet se do marrin edhe palët si dëshmitarë që janë përfshirë në biznes. Unë them se do të ketë një hetim më të kujdesshëm dhe më të gjatë se zakonisht mendoj në këtë rast. Këtu ka nevojë për një skaner dhe ka nevojë për të tjerë qeveritar. Këtu është një zallmahi, gjëja e fundit që ngel është që të kemi njerëzit më të devotshëm që të jenë roje të interesat e ligjshme të shqiptarëve.
Nëse nuk ka le të thonë se nuk e bëjmë dot këtë punë dhe të ikin. Këta po shkollojnë edhe fëmijët e tyre me paratë që na marrin ne. Po duhet që të dalë dhe të flas qeveria, sepse bie besimi. Ti ke marrë drejtimin e vendit dhe dili për zot situatës, sepse situata nuk është e mirë. Situata do të vijë duke u përkeqësuar’, tha ai.
Juristi Kara ai tha se në Shqipëri asnjë tender nuk është i pastër. Sipas tij, kjo është një kambanë alarmi.
‘Duhet që të ketë një prononcim, duhet që të reagojë qeveria. Pse duhet të paguajmë taksa në një vend ku paratë e mia dhe të popullit fluturojnë. Nëse kryeministri nuk prononcohet, të ribëjë qeverinë nga e para dhe bëjë me njerëz teknik që të jenë të devotshëm. Ndryshe nuk e shoh pse duhet që të qeverisë më. Po le ti hyjnë një tenderi që ka dalë i ndershëm në Shqipëri, të ma gjejnë.
Kjo është një kambanë e fortë që duhet marrë parasysh. Deri kur do të shkojmë kështu, ne të kemi një qeveri minimale në parametra të pranueshme të korrektesës dhe transparencës. Mund të shkoj edhe me muaj të tërë hetimi, ata kanë krijuar, dyshime që të ngrihet një akuzë, a do të zgjerohet jo. Por korrupsioni në Shqipëri duhet që të marrë fund’, tha ai.