Zv.kryeministrja Belinda Balluku është shfaqur në publik për herë të parë pas publikimit të përgjimeve të SPAK, ndërsa ndaj saj është ngritur zyrtarisht akuzë për “shkelje të barazisë në tendera” në lidhje me projektin e tunelit të Llogarasë.
Balluku është parë të futet në selinë rozë, pasi kryeministri Rama ka thirrur një takim urgjent me deputetët e Tiranës.
Kjo mbledhje vjen në një kohë kur zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e Llogarasë dhe ditë pasi Gjykata Kushtuese rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës dhe anulimin e dekretit të Presidentit për zgjedhjet në Tiranë.
Kujtojmë se gjatë ditës sot kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë e qeverisë kreun e Kuvendit, Niko Peleshi, kreun e grupit parlamentar Taulant Balla dhe kreret socialistë të komisioneve parlamentare.
Në selinë e PS-së është fotografuar edhe kreu i qeverisë, i cili është drejtuar për në zyrën e tij duke folur në telefon.