LAJM I FUNDIT/ Mbledhja e socialistëve, ja çfarë u kërkoi Rama deputetëve

Janë zbardhur porositë e kryeministrit Edi Rama në takimin e thirrur mbrëmjen e sotme në selinë e Partisë Socialiste.

Burime nga selia rozë bëjnë me dije se kryeministri kërkoi nga drejtuesit e strukturave të partisë që të punojnë për rinovimin dhe energjizimin e tyre.

Gjithashtu, gjatë takimit u theksua rëndësia e vazhdimit të komunikimit me bazën dhe intensifikimit të takimeve me qytetarët, si dhe përgatitja për zgjedhje në çdo kohë në Tiranë.

Next