Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka liruar nga detyra mjekun Sinan M., rasti i të cilit u denoncua në emisionin “Stop” në Tv Klan, sot, 5 Nëntor.
“Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH) njofton se, pas publikimit të pamjeve filmike në emisionin “STOP”, që tregojnë veprime dhe komunikime të papërshtatshme në ambientet e Qendrës së Mjekësisë Familjare Nr.10, Tiranë, është marrë masa e menjëhershme e lirimit nga detyra të mjekut S.M..
LEXO EDHE: “Ma heq trurin, t’i kam qejf b**”, mjeku ngacmon sek*ualisht pacienten (Kujdes, VIDEO+18)
Vendimi është marrë në përputhje me Kodit e Punës dhe Rregulloren e Brendshme të OSHKSH, të cilat përcaktojnë se çdo sjellje që cenon rëndë etikën profesionale dhe parimet e mirëbesimit përbën shkelje të rëndë disiplinore dhe sjell zgjidhjen e menjëhershme të marrëdhënies së punës”, njoftoi OSHKSH.
Kujtojmë se doktori Sinan M. ngacmoi seksualisht një paciente. Gjatë videos së transmetuar gjatë emisionit, ai vazhdoi me një sjellje që e tejkaloi marrëdhënien profesionale mjek-paciente.
LEXO EDHE: “Me praktikantet e bëmë treshe, kam qejf të shkoj me ty”, mjeku i fut … pacientes
Doktori bëri komente me përmbajtje erotike, e ngacmoi fizikisht, i bëri ftesa me nënkuptime seksuale dhe u mundua të krijojë një situatë intime, duke shkelur rëndë etikën profesionale./tvklan.al