Sherri për pronësinë e makinës, si nisi konflikti që çoi në plagosjen e një 24-vjeçari! Autori i kishte shitur mjetin, por…

Janë bërë publike të tjera detaje në lidhje me plagosjen e një dite më parë në zonën e Bathores, ku Elvis Visha u qëllua me armë nga shtetasi Doaldo Bajrami.

Mësohet se autori i dyshuar i ka shitur makinën të plagosurit, por nuk kishin bërë aktin e shitjes. Doaldo Bajrami i kishte kërkuar disa herë që të shkojnë tek noterja për të bërë kalimin e pronësisë së mjetit nga emri i tij tek Elvis Visha.

Ky i fundit e kishte shmangur këtë gjë pasi njihet si përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte frikë se mos bënte ndonjë aksident dhe nuk donte që makinën e blerë t’a kishte në pronësi të tij.

Visha i kishte thënë Bajramit se makinën e ka shitur tek një person tjetër. Por autori i dyshuar e kishte parë duke qarkulluar me makinë dhe pastaj në banesën e tij mori çiften dhe e qëlloi duke e plagosur.

Next