Protestë para Kuvendit kundër projektligjit për Barazinë Gjinore (FOTO)

Një protestë po mbahet këtë të enjte para Kuvendit të Shqipërisë. Protesta po mbahet para se të nisë shqyrtimi i projekt-ligjit në Parlament.

Protesta është thirrur nga “Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës”. Moto e protestës është mbrojtja e familjes, fëmijëve dhe jetës, që sipas aktivistëve, me projektligjin e ri vihen në rrezik.

Protestuesit mbajnë pankarta në duar duke vënë theksin se ka vetëm dy gjini. Ata në një pankartë tjetër kërkuan ndihmën e presidentit amerikan , Donald Trump lidhur me këtë çështje.

Next