“Ky ligj shkatërron familjen”/ Berisha flet para Kuvendit kundër projektligjit për barazinë gjinore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj një projektligji të ri, duke e cilësuar atë si një kërcënim serioz ndaj familjes dhe vlerave tradicionale shqiptare.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se nisma është e frymëzuar nga “ideologjia e ekstremit të majtë” dhe se ajo “përmbys kushtetutën, kodet ligjore dhe trashëgiminë mijëra vjeçare të vendit”.

Sipas tij, ligji jo vetëm që cenon lirinë e mendimit dhe të shprehjes, por edhe “çel rrugën drejt një forme të re totalitarizmi”, duke e krahasuar me periudhën kur Shqipëria u shpall shtet ateist.

Sali Berisha: Kjo shkon në shkatërrimin e familjes si themeli i një shoqërie. Ky ligj i bazuar fund e krye me ideologjinë e ekstremit të majtë, përmbys kushtetutën e vendit, kodet e vendit, trashëgiminë pozitive mijëra vjeçare dhe penalizon e ndëshkon të gjithë ata të cilët duhet të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj.

Penalizon ligjet, kushtetutën, nenet e familjes. Nenet e lirisë së mendimit dhe shprehjes së tij. Në emër të përafrimit me direktivat europiane që është mashtrim i madh, ligji çon drejt totalitarizmit. Është identik me atë ligj që shpalli Shqipërinë shtet ateist.

Next