Arrestohet një 28-vjeçar i dënuar nga GJKKO, me 5 vjet e 4 muaj burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kultivonte bimë narkotike. Burime zyrtare pohuan se pas hekurave ra Hashim Lama, 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin.
NJOFTIMI I POLICISE
DVP Lezhë/Plan masash për kapjen e shtetasve në kërkim, zhvillohen kontrolle në të gjithë qarkun. Finalizohet operacioni i koduar “Kurbini”. Kapet në Fushë Milot dhe vihet në pranga një 28-vjeçar i dënuar nga GJKKO, me 5 vjet e 4 muaj burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kultivonte bimë narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kurbini”.
Gjatë operacionit u kap në Fushë Milot, Kurbin, dhe u vu në pranga shtetasi:
Hashim Lama, 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.