“Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës”- Përgjimet e SPAK për Ballukun, Berisha: Është një mjerane! Lexoni mesazhet e saj me Ervis Berberin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha solli në vëmendje dosjen e Belinda Ballukut për aferën e tunelit të Llogarasë, ku një ditë më parë u publikuan bisedat e saj me kreun e ARRSH në atë kohë Evis Berberi.

Sipas Sali Berishës, mesazhet që u publikuan nga dosja hetimore janë të diktuara nga kreu i qeverisë.

Berisha paralajmëroi se do të nisin protestat kundër kryeministrit Edi Rama.

“E deklarova dje, beteja jonë është me një person dhe ky është Edi Rama. Me kukullat e tij ne nuk do merremi më sepse janë mjerane.

Lexojeni pak mesazhet që lubia i dërgonte Ervis Berberit, që të gjitha në çdo frazë ishin të diktuara nga Edi Rama. Ndaj ne do merremi me Edi Ramen”, tha Berisha per mediat.

Next