Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se mesazhet e publikuara në dosjen hetimore që Belinda Balluku shkëmben me Evis Berberin tregojnë se ajo është në terror.
Berisha: I lexoni ato mesazhet e Lubi Ballukut, e kam quajtur unë Lubi dhe askush tjetër. Ato mesazhe tregojnë terror, një njeri në terror, një njeri që i kërkon vartësit shpejt, bëj këtë e bëj atë. Tregon terrorin shpirtëror që ka ndaj atij të cilit ajo i ve epitetin e merituar. Unë nuk e justifikoj, por nuk mund të mohohet se mesazhet faktojnë terrorin që ka ajo për të përmbushur atë si porosi. Nuk e shet veten njeriu sic e bën kjo, por janë porosi të prera të Edi Ramës. Tuneli i Llogarasë në tender është 50 mln, por në realitet është 90 mln euro. Ne do jemi te kryeministria për këtë. Të gjithë i vërsuleni Lubisë, por shikoni mesazhet, me cfarë përçmimi flet ajo për Ramën.