“Ç’të shikosh atje, s’do e tregosh”- U plagos në atentat, mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Plumbi i ishte futur, por… Në spital një mjet më vinte pas dhe…

Mjeku Julian Malaj, i cili vizitoi Nuredin Dumanin, i cili mbeti i plagosur në një atentat në Elbasan, disa orë para se të arrestohej në një apartament në Fier, ka rrëfyer detaje nga momenti i përballjes me vrasësin me pagesë.

Kirurgu u shpreh se një person që çalonte shkoi dhe e mori për një vizitë në shtëpi, duke i thënë që “çfarë do shikosh atje nuk do tregosh”.

Julian Malaj: Në 2022 kam qenë kirurg. Ka qenë ora 09:30. Më ka marrë dikush dhe më kërkoi për një vizitë në shtëpi. Më mori dikush, që çalonte e me çoi në ca rrugica që nuk po i kuptoja.

U futëm në një garazh e pastaj në një apartament. Më thanë që çfarë do shikosh atje nuk do tregosh.

Kur shkuam në apartament, ishte një person me fasho në kurriz. Ishte një kaçurrels. Unë thashë, që ky është për operacion. Ai kishte një plagë me armë zjarri, plumb që ishte futur, por nuk kishte dalë.

Apartamenti ishte kati pestë me ashensor, por nuk di ta them se ku ishte. Atje ishte edhe një vajzë, si edhe Bërdalla, një person që kishte një laborator. As një minutë nuk zgjati qëndrimi im aty. Kur shkova në spital pashë një mjet që më vinte nga pas. Edhe në shtëpi shkova me frikë. Nuk fola me personin që ishte i plagosur.

Next