Publikohet foto e 21-vjeçarit që i ra infarkt gjatë punës në fabrikë dhe që ambulanca nuk e shpëtoi

Personi në foto është i ndjeri Juris Becaj, 21 vjeç, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në fabrikën “Sews Cabind Albania” në Bathore.

I riu pësoi një arrest kardiak gjatë orarit të punës. Sipas dëshmive, kolegët tentuan disa herë të njoftonin ambulancën, por telefonatat nuk u hapën.

Ambulanca mbërriti me vonesë dhe, pasi i dha adrenalinë, Jurisi hapi sytë për pak çaste, por dhjetë minuta më pas ndërroi jetë në fabrikë. Punëtorët tregojnë se, pas ngjarjes, u mblodhën për t’i bërë nderimet të ndjerit dhe për të mos vazhduar punën, por drejtuesit e fabrikës i paralajmëruan me përjashtim.

Ndërkohë, sipas tyre, po thuhet se i riu ka vdekur në spital, për të shmangur përgjegjësinë e fabrikës si rast vdekjeje në vendin e punës dhe detyrimin për të paguar sigurimin jetësor. Sipas kolegëve, Juris nuk kishte shfaqur shenja sëmundje, madje merrej me palestër.

LEXO EDHE: Pësoi arrest kardiak, 21-vjeçari vdes në fabrikë, ambulanca nuk u përgjigj! “Sews Cabind Albania” vijoi punën

Sipas kolegëve, Juris pësoi arrest kardiak gjatë turnit të tretë, një orar që shumë punëtorë nuk e përballojnë dot. Ata tregojnë se disa prej tyre u ka rënë të fikët për shkak të lodhjes ekstreme, ndërsa detyrohen ta bëjnë turnin e tretë.

Rasti ngre pikëpyetje mbi funksionimin e shërbimit të urgjencës dhe respektin e dinjitetin ndaj punëtorit në vendin e punës nga eprorët./Joqalbania

Next