Një banor i komunës Neuville-sur-Saine pranë Lyonit në Francë, ka zbuluar një thesar me shufra ari dhe monedha me vlerë afërsisht 700,000 euro teksa gërmonte në kopshtin e tij.
Sipas raportimeve të mediave vendase, zbulimi përbëhet nga pesë lingota ari dhe monedha të shumta ari që ishin mbështjellë në një qese plastike.
Për shkak të numrave serialë në lingota, forcat e rendit përcaktuan se ari ishte prodhuar jo më shumë se 20 vjet më parë në një fabrikë në Lyon.
Autoritetet kanë zbuluar se pronari i mëparshëm i pronës, ku ishte fshehur thesari, ka ndërruar jetë dhe kjo do të thotë se identiteti i personit që fshehu arin mbetet i panjohur për autoritetet.