Plumbi del me plumb, Arbana Osmani i përgjigjet thumbave të Elsa Lilës (Foto/Video)

Moderatorja Arbana Osmani ka bërë një reagim të tërthortë por domethënës ndaj thumbit të Elsa Lilës, e cila la të kuptohej se nuk ishte ndjerë mirë në emisionin “Mirëmbrëma Yje” për shkak të “personit që kishte përballë”.

Elsa Lila u shpreh se qetësia e saj në një intervistë “ka të bëjë, ashtu si për secilin prej nesh, nga personi që kemi përballë”, duke nxitur spekulime se ishte Arbana Osmani shkaku i “agresivitetit” të saj.

Arbana Osmani zgjodhi t’i përgjigjet me një video ironike në InstaStory. Ajo shpërndau një montazh të bërë nga faqja @mjekërrziu1, i cili bashkon fjalë nga emisione të ndryshme me kukulla të animuara.

Në këtë video, zëri i Elsa Lilës i ishte vendosur kukullës Izma, e cila është antagonistja dhe personazhi më negativ në filmin vizatimor “Çmenduritë e Perandorit Kusko”.

Ky veprim i Arbanës, e cila në stilin e saj diplomatik nuk e mohon, por as nuk e konfirmon qëllimin, u interpretua nga publiku si një thumb i fortë dhe i drejtpërdrejtë ndaj Elsa Lilës, duke sugjeruar se ajo nuk ishte një e ftuar aspak pozitive apo e sinqertë.

Next