“E bëra 3-she me dy praktikante”/ Ky është mjeku që tentoi të bënte s*ks në zyrë me pacienten

Një rast tronditës është regjistruar në Qendrën Shëndetësore nr.10, ku mjeku Sinan Manjani akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një paciente, duke i kërkuar të kryenin marrëdhënie brenda zyrës.

Sipas pamjeve të siguruara nga vetë qytetarja, e cila regjistroi bisedën me kamerë të fshehtë, mjeku shihet duke e prekur dhe duke i shprehur hapur dëshirat e tij seksuale, duke i thënë: “Kam qejf të shkoj me ty.”

Pacientja ishte takuar fillimisht me mjekun pranë një farmacie, pasi kishte pasur shqetësime shëndetësore. Ai e ftoi në qendrën shëndetësore për t’i matur tensionin, dhe më pas i propozoi një check-up falas. Gjatë vizitës së tretë, sjellja e tij mori një kthesë të papritur, duke u shndërruar në ngacmim të hapur seksual me komente me përmbajtje erotike.

Në një moment, mjeku i rrëfen pacientes se kishte pasur lidhje intime me një infermiere dhe se kishte kryer marrëdhënie treshe me dy praktikante:

“I thashë unë, ‘A ikim, hajmë një drekë diku? Ju çoj unë me makinë në një fshat andej nga Bërzhita.’ Okej, ne na ke, thonë. … Edhe bëmë treshe, se i binte treshe.”

Pacientja përpiqet ta ndalojë, duke i thënë: “Po të shtyj normal, se po më vjen sipër. Hë, se dëgjohemi jashtë!”

Por mjeku i përgjigjet pa hezitim:

“Po vari mo krin! … I fus çelësin tani, ene vetëm me të dhënë ty puthje.”*

Në vijim të bisedave, të publikuara nga një emision investigativ, mjeku përdor gjuhë vulgare, ofendon kolege femra dhe i bën pacientes propozime të drejtpërdrejta me nënkuptime seksuale.

“Mirë të them Exxxx, tani kam qejf të shkoj me ty!” – dëgjohet duke i thënë mjeku.

Në një moment, ai i ofron pacienteve raki dhe duhan, e ngacmon fizikisht dhe tenton të krijojë një situatë intime në ambientet e punës, duke shkelur rëndë etikën profesionale dhe detyrimet e tij si mjek.

Pacientja, që ruajti qetësinë gjatë gjithë episodit, e refuzon qartësisht, duke i kërkuar disa herë të ndalet dhe t’i hapë derën:

“Po doktor! S’kam faj unë, mo doktor, se unë erdha për vizitë. Ciao! Faleminderit!”

Rasti ka shkaktuar indinjatë të madhe publike, ndërsa pritet reagimi i institucioneve shëndetësore dhe autoriteteve përkatëse lidhur me sjelljen e mjekut Sinan Manjani, i cili aktualisht shërben në Qendrën Shëndetësore nr.10./Joqalbania

Next