Donaldo Bajrami është autori i dyshuar i plagosjes së 24-vjeçarit, Elvis Visha, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bathore. Burime bëjnë me dije se autori ka dëshmuar mbi arsyet dhe shkaqet e kësaj ngjarje, teksa ka thënë se bëhet fjalë për një automjet që ia kishte shitur 24-vjeçarit, ndërsa ky u fundit e anashkalonte për të kryer procedurën e pronësisë.
Sipas dëshmisë së autorit, i plagosuri Elvis Visha, ishte përdorues i lëndëve narkotike. Për këtë, ai ka dëshmuar se kishte frikë se mos Visha mund të përdorte makinën e tij për veprimtari të paligjshme.
Prej disa ditësh, ai i kishte thënë Bajramit se makina i ishte prishur, ndërkohë që ky i fundit, e kishte parë duke qarkulluar me automjet. Ka qenë ky momenti që e ka nervozuar dhe ka qëlluar bashkëmoshatarin, sipas asaj që ka dëshmuar vetë autori.
Nga ana tjetër, i plagosuri Elvis Visha ka ka pranuar para hetuesve që ka blerë makinën nga Doaldo Bajrami por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme përshkak të gjendjes së rënduar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Ali Këlçyra” dhe menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është paraqitur në spital për trajtim mjekësor. Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e duhur mjekësor.
Ndërkohë, pas kërkimeve të policisë, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar, Donaldo Bajrami, i cili tashmë po përballet me akuzat për “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.