Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka reaguar pas deklaratave të Kreu të PD-së Sali Berisha, të drejtuara ndaj ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, lidhur me orientimin e tij seksual.
Në reagimin e saj, Kos thekson se barazia gjinore dhe mosdiskriminimi përbëjnë vlera themelore të legjislacionit dhe parimeve të Bashkimit Evropian, ndërsa përafrimi me to është një pjesë thelbësore e procesit të anëtarësimit të vendeve kandidate në BE.
“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë përbërëse e ligjit të Bashkimit Evropian.
Përafrimi me to është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE.
Kjo nuk është një kërkesë personale e Ambasadorit të
@EUinAlbania
Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm.”-reagimi i Kos.