KLSH nxjerr “lakuriq” institucionet/ Shkelje në fushën e prokurimeve, pagesa për shërbime të pakryera

Kreu i KLSH-së, Arben Shehu ka raportuar në Kuvend veprimtarinë e KLSH për vitin 2024.

Sipas raportit në auditimet e përputhshmërisë dhe ato të kombinuara, janë identifikuar shkelje të kuadrit ligjor dhe rregullator në fushën e prokurimeve, raportimit fiskal dhe zbatimit të kontratave.

Shehu thekson se, në të gjitha fazat e menaxhimit buxhetor, nga planifikimi deri tek ekzekutimi dhe raportimi, janë evidentuar mangësi në disiplinën financiare, dobësi në vlerësimin e projekteve, kërkesa shtesë mbi tavanet buxhetore dhe përdorim joefektiv të fondeve.

“Në auditimet e përputhshmërisë dhe ato të kombinuara, janë identifikuar shkelje të kuadrit ligjor dhe rregullator në fushën e prokurimeve, raportimit fiskal dhe zbatimit të kontratave. Në të gjitha fazat e menaxhimit buxhetor, nga planifikimi deri tek ekzekutimi dhe raportimi, janë evidentuar mangësi në disiplinën financiare, dobësi në vlerësimin e projekteve, kërkesa shtesë mbi tavanet buxhetore dhe përdorim joefektiv të fondeve”, tha Shehu.

Më tej, kreu i KLSH-së raportoi se auditimet kanë nxjerrë në pah mangësitë në regjistrimin e urdhrave të prokurimit, kontratave dhe likuidimin e faturave përmes sistemit informatik financiar të qeverisë, me një përhapje më të theksuar në nivel vendor, por të pranishme edhe në administratën qendrore dhe shoqëritë publike.

Shehu nënvizoi se, problematikat në prokurime kanë përfshirë planifikim jo të harmonizuar me nevojat reale dhe fondet e disponueshme, kufizim të konkurrencës, parregullsi në hartimin dhe zbatimin e kontratave, si dhe mungesë të kontrolleve të brendshme.

“Gjithashtu, auditimet kanë nxjerrë në pah mangësitë në regjistrimin e urdhrave të prokurimit, kontratave dhe likuidimin e faturave përmes sistemit informatik financiar të qeverisë, me një përhapje më të theksuar në nivel vendor, por të pranishme edhe në administratën qendrore dhe shoqëritë publike.

Problematikat në prokurime kanë përfshirë planifikim jo të harmonizuar me nevojat reale dhe fondet e disponueshme, kufizim të konkurrencës, parregullsi në hartimin dhe zbatimin e kontratave, si dhe mungesë të kontrolleve të brendshme”, ka deklaruar Shehu.

Kreu i KLSH ka deklaruar se zbatimi i kontratave është kryer me vonesë. Penalitetet nuk janë aplikuar sipas përcaktimeve kontraktuale. Janë kryer pagesa për punime të papërfunduara ose të realizuara pjesërisht, ndërsa strukturat përgjegjëse mbi mbikëqyrjen teknike pra, nuk kanë ushtruar në mënyrë efektive funksionet e tyre.

“Në disa raste, zbatimi i kontratave është kryer me vonesë. Penalitetet nuk janë aplikuar sipas përcaktimeve kontraktuale. Janë kryer pagesa për punime të papërfunduara ose të realizuara pjesërisht, ndërsa strukturat përgjegjëse mbi mbikëqyrjen teknike pra, nuk kanë ushtruar në mënyrë efektive funksionet e tyre”

Ai shtoi se, në kontrata koncesionare janë evidentuar mangësi në monitorimin, respektimin e kritereve financiare dhe vlerësimin e ndikimit afatgjatë, si dhe pagesa për shërbime të pakryera ose të realizuara pjesërisht, përfshirë dhe raste me tejkalim të buxhetit në sektorin e shëndetësisë.

Next