“Ka shkruar fjalë pa lidhje, nuk arrij t’i kuptoj”- Marjani goditi me thikë në zemër të atin, e ëma tregon shënimet që i gjeti 25-vjeçarit: Ishte mbyllur në vetvete, e çova tek mjekia e mushkërive, më tha…

Nëna e 25-vjeçarit Marjan Kodheli, i cili vrau me thikë të atin, ka treguar se pas ngjarjes ka gjetur shënime të të birit ku ishin shkruar fjalë pa kuptim.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, e ëma e Marjanit rrëfeu se domethënien e letrave, të cilat ishin 10 copë, nuk arriti ta kuptonte dhe se ia ka dorëzuar policisë.

“Letrat janë pa lidhje njerëzore, nuk i kuptoj. Unë i gjeta, ia dorëzova policisë, janë fjalë pa lidhje, të pakuptimta, nuk arrij t’i kuptoj.

Thika që përdori djali nuk është e imja. Letrat i gjeta në dhomën e pritjes ku flinte djali. I kishte shkruar në fletë formati, kishte 10 copë”, tha rrëfeyer nëna e Marjanit.

Ajo tregoi se Marjan kishte filluar të mbyllej në vetvete dhe “mezi nxirrte fjalët nga goja”, duke shtuar se e kishte dërguar tek doktoresha e mushkërive, ndërsa kjo e fundit i kishte sugjeruar të shkonin tek një neurolog.

“Nga data 15 shtator, u mbyll në vetvete, fjalët i nxirrte si me zor. E dërgova tek doktoresha e mushkërive i thashë “djali është bërë keq, pi dy cigare përnjëherë”, na tha dërgojeni tek neurologu. Kur i ati i tha që do të dërgojmë për vizitë tek neurologu e përjetoi keq, iku tek shtëpia e motrës”, tregoi nëna e 25-vjeçarit.

Marjan Kodheli masakroi me thikë babain e tij, Pjetër Kodheli, krim që tronditi vendin mesditën e 28 Tetorit në fshatin Shkallnur të Durrësit.

Dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa u arrestua nga policia disa orë pas krimit.

Next