LAJM I FUNDIT/ Pas vendimit të Kushtetueses, reagon BUJSHËM Erion Veliaj

Gjykata Kushtetuese publikon sot vendimin për ankimin e Erion Veliajt lidhur me vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës që e shkarkoi si kryebashkiak.

Kryetarja e Gjykatës, Holta Zaçaj do të ketë një komunikim me gazetarët në lidhje me vendimmarrjen e çështjes me kërkues Erion Veliaj, rreth orës 17:00 të kësaj të hëne.

Erion Veliaj kërkon rrëzimin e shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.09.2025 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, si dhe rrëzimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj që dekretoi datën 9 nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale edhe në Bashkinë e Tiranës, shkruan shqiperia-ime.com

Reagimi i Erion Veliaj:

Të dashur miq,

Për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda të çoj këtë pusullë-postim me avokatët.

Drejtësia kushtetuese foli.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës.

Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij.

Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron.

Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua.

Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar.

Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!

Next