Një makinë e djegur me një trup të karbonizuar brenda u gjet në Viotia të Greqisë.
Mjeti u gjet në një vend jashtëzakonisht të izoluar, i arritshëm vetëm nga një rrugë rurale në gjendje të keqe, sipas raportit.
Ishte një gjuetar që rastësisht po kalonte nëpër zonë kur vuri re mjetin e djegur dhe njoftoi Policinë.
Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje zbuluan se brenda makinës kishte një trup të karbonizuar, ndërsa brenda u gjetën edhe pranga, një element që forcon mundësinë e një akti kriminal.
Automjeti është transferuar në laboratorët mjeko-ligjorë, ku do të mblidhen të dhëna për të identifikuar ADN-në dhe gjurmët e gishtërinjve, ndërsa po bëhen përpjekje për të identifikuar trupin, një proces që është veçanërisht i vështirë për shkak të shkallës së karbonizimit.
Sipas policisë, makina dhe trupi i pajetë qëndruan në vendngjarje për të paktën 24-orë përpara se të gjendeshin.
Policia nuk po përjashton asnjë skenar, megjithatë, provat tregojnë se ishte një veprim i planifikuar mirë, me autorët që zgjodhën një vend veçanërisht të izoluar, ndoshta duke e njohur shumë mirë zonën.