Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe breshëri ka përfshirë pasditen e sotme rrethin e Gramshit dhe si pasojë ka sjellë dëme në bujqësi.
Brenda pak minutash, rrugët dhe oborret janë mbuluar nga një shtresë e dendur breshëri duke bërë që sasia breshrit dhe kohëzgjatja e stuhisë të sjellë dëme në bujqësi dhe sidomos në vreshtari.
