Është identifikuar personi që u gjet i pajetë pranë trasesë së hekurudhës në Peqin mesditën e sotme.
Sipas burimeve, viktima është identifikuar si 67-vjeçari Bujar Mezini. Trupin e pajetë e ka zbuluar një kalimtar, i cili menjëherë ka njoftuar policinë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se Bujar Mezini ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi pak kohë më parë kishte pësuar hemorragji cerebrale, çka mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore.
Trupi i të ndjerit është dërguar për ekzaminime mjeko–ligjore, ndërsa policia vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.