Prapaskenat e divorcit të Nedës dhe Ogrenit, marrëveshja e ish-çiftit! Kriza në martesë, dyshja jetonin të ndarë

Neda, i ka dhënë fund martesës dhjetëvjeçare me Ogrenin, teksa kohët e fundit marrëdhënia e tyre ka qenë në krizë.

Ata u njohën në vitin 2010, kur të dy ishin konkurrentë të spektaklit ‘Big Brother Albania’. Një prej çifteve më të përfolur në atë kohë, Neda dhe Ogreni vendosën të martoheshin në vitin 2015. Nga kjo martesë kanë ardhur në jetë dy djemtë, Serzh dhe Zai si dhe një vajzë.

Ndonëse jeta e tyre ka qenë kryesisht private, Neda nuk ka ngurruar herë pas here të rrëfejë në media momente të veçanta nga ky rrugëtim. E mediat rozë shpesh i kanë cilësuar si një ndër çiftet e ekranit që i kanë rezistuar kohës. Në një intervistë mes shumë emocionesh e rezervuar për detajet, ajo pranoi zhvillimin.

“Lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë. Një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe pesë vite më parë, në 2020-ën”, u shpreh ajo. Madje ajo ndër të tjera ka pohuar se ka kohë që kur raporti i tyre nuk ishte i shëndetshëm.

“Prej shumë vitesh tashmë, marrëdhënia nuk është e shëndetshme. Prej disa kohësh, jetojmë të ndarë. Kjo është gjithçka që dua të them për këtë sepse do doja që këtë moment ta menaxhoja me privatësi sepse prioriteti më i madh, i vetëm, absolut janë fëmijët”, tha më tej Neda.

Neda Balluku dhe Ogren Balluku janë kthyer në qendër të vëmendjes në medien rozë, pas lajmit të divorcit të tyre, pas 10 viteve martesë. Çështja tashmë është regjistruar në sekretarinë e gjykatës me nr. 17084, ndërsa shorti elektronik i gjykatës ka zgjedhur për gjykimin e kësaj kërkese-padie gjyqtaren Majlinda Dogga. Mësohet se palët, Neda Balluku dhe Ogren Balluku, kanë rënë dakord duke lidhur një marrëveshje divorcimi mes njëri-tjetrit, duke çuar edhe në ndarjen e detyrimeve që do të rrjedhin nga ky divorc për të dyja palët. Ndonëse në fshehtësi, duket se dyshja ka kaluar disa vite të vështira, me shumë ulje dhe ngritje.

Neda dhe Ogren Balluku në Big Brother

Vetëm pak vite më parë, Neda fliste për këtë raport dashurie, duke zbuluar edhe sekretin e raportit të fortë që kishin.

“Ka qenë 2010-2011, ne të dy fakti që u njohëm aty ishte rastësi se u dashuruam vërtet dhe hapat e flirtimit ne i morëm si në jetë reale, unë mendoj që sekreti është fati dhe vullneti që kemi për të punuar se të gjithë e dinë shumë mirë se martesa dhe lidhjet janë punë e përditshme që duhet ta mbash në këmbë si dhe një dozë e madhe fati”, – shprehej atë herë Neda, duke zbuluar se gjithçka mes saj dhe Ogrenit ishte në ditët më të mira të mundshme.

Por e gjithë romanca tashmë ka marrë fund dhe dyshja pritet të ketë një divorc të qetë, duke qenë se të dy, paraprakisht kanë përgatitur një kontratë marrëveshjeve.

Next