U përplasën për vdekje nga 33-vjeçari i dehur, kush janë dy vëllezërit shkodranë që humbën jetën në aksident (FOTO/EMRAT)

Dy personat që shikoni në foto janë vëllezërit Ramazan dhe Agim Harapi nga Meglusha e Shkodrës, të cilët fatkeqësisht humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.

Ramazan Harapi 66 vjeç ishte drejtues i automjetit ndërsa vëllai i tij, Agimi 52 vjeç ishte pasagjer.

Dy vëllezërit u përplasën me një automjet tjetër që drejtohej nga 33-vjeçari A.Gj., i cili tashmë është arrestuar nga policia dhe ka rezultuar në gjendje të dehur.

Policia i vuri prangat menjëherë 33-vjeçarit i cili rezultoi pozitiv në testin e alkoolit ndërsa raportohet se ky i fundit ishte në korsinë e gabuar, duke i marrë jetën dy vëllezërve Harapi.

Next