Panik në fluturim/ Pasagjerët dëgjuan zëra, brenda valixhes gjejnë një… (Video)

Autoritetet irlandeze po hetojnë një incident në një autobus në Galway, ku një grua u gjet e mbyllur brenda një valixheje. Videoja u shpërnda dhe u bë virale në mediat sociale.

Valixhja shihet e shtrirë përmbys, ndërsa nga brenda dëgjohen britma. Personi që e regjistron videon afrohet dhe e hap zinxhirin, duke zbuluar një grua që duket e frikësuar dhe e çorientuar.

Një burrë dëgjohet duke e pyetur: “Kush të futi aty?”“Faleminderit Zotit, faleminderit Zotit”, u përgjigj ajo.

Autoritetet po hetojnë rrethanat në të cilat gruaja u gjet në valixhe dhe u mor në autobus, dhe ende nuk janë dhënë detaje rreth identitetit të saj apo nëse është paraqitur ndonjë ankesë.

Dyshohet se ajo kishte marrë drogë me të dashurin e saj dhe kishte humbur ndjenjat. Pastaj ai e futi në një valixhe dhe ajo përfundoi në anën tjetër të vendit.

Next