Gazetari i njohur Elton Tozaj ka bërë një reagim publik ku ka lënë të kuptohet se është paditur pasi ka raportuar për ndarjen e këngëtarit Elgit Doda dhe partneres së tij, Klea Huta, të cilët prej javësh janë në qendër të vëmendjes për aludimet mbi prishjen e marrëdhënies së tyre disa vjeçare.
Me tone ironike, gazetari shkruan në “InstaStory”, që çifti të mos merret me gazetarët, por me miqtë e vetë që kanë shpërndarë këto lajme.
“Më pëlqen fakti që ‘vipat’ kërkojnë të na hedhin në gjyq pse themi janë ndarë ose jo! Këshillë: Sa merreni me ne, merruni me kolegët tuaj që na japin këto lajme! Puç!”, shkruan gazetari, me nota ironie.
Kujtojmë se disa ditë më parë, në MCN, Tozaj deklaroi se çifti i njohur i showbiz-it i ka dhënë fund marrëdhënies, ndërsa zbuloi edhe detaje të reja për arsyet e ndarjes. Sipas tij, Elgit Doda thuhet se ka nisur një romancë të re me një vajzë nga Lushnja.
“Flitet për një ndarje mes Kleas dhe Elgitit. Flitet për një marrëdhënie goxha të ftohtë në çift. Për më tepër, flitet për një lidhje tjetër që Elgiti ka me dikë tjetër. Është goxha histori e dyshimtë. Thonë që e gjithë vera ka kaluar Lushnje–jug, jug–Tiranë. Ajo goca nga Lushnja është,” u shpreh Tozaj në emisionin e tij.
As Klea dhe as Elgit Doda nuk kanë reaguar ende publikisht për këto lajme, duke lënë ndarjen e përfolur si një nga temat më të diskutuara të momentit në showbizz-in shqiptar.
Prej kohësh ata nuk janë parë më bashkë, as në evente publike, as në rrjetet sociale, gjë që ka shtuar dyshimet se diçka nuk po shkon mirë mes tyre.
Megjithatë, një postim i Kleas pak ditë më parë në “Instagram” ka ngritur dyshime mbi situatën në lidhjen e tyre. Klea ka ndarë në “Instastory” një pjesë teksti nga një këngë me fjalë plot ndjenjë, që shumë e kanë interpretuar si një mesazh i koduar për Elgitin.
Në vargjet që ajo ka publikuar thuhet: “Do të mungojnë sytë e mi, si buzë greminë, ku qëndroje. Do të mungojnë duart e mia, ku trupin tënd lëshoje. Do me mungojnë mua shumë, Netët pafund, kur puthjet shijoja. N’ ajkën e kafes’, mëngjes, Shijen e buzëve prapë kërkoja.”
Klea Huta sërish duket se u përpoq t’i shuante zërat e ndarjes, duke publikuar një sërë fotosh në rrjetet sociale, ku vëmendjen e mori unaza e diamantit, dhuratë nga Elgiti në ditëlindjen e djalit të tyre.
Fakti që moderatorja e mban ende në gisht unazën e fejesës është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë se çifti mund të mos jetë ndarë përfundimisht.