E BUJSHME/ Një ministër ‘non grata’ në SHBA dhe një tjetër ka dhënë dorëheqjen në qeverinë e Ramës?

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar zërat për një ministër të qeverisë që mund të jetë shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë pwr News24, Këlliçi u shpreh se nuk ka informacion të konfirmuar, por është në dijeni të disa zërave që lidhen me një ish-ministër që ka dhënë dorëheqjen.

Pyetje: Zoti Këlliçi nuk e di nëse e keni dëgjuar ose vetë ju mund të keni informacion ose vetë PD për një ministër non grata në SHBA?

Këlliçi: Është herë e parë që e dëgjoj, por kam përshtypjen që flitet edhe për një ministër që ka dhënë dorëheqjen, jo një nga zonjat e qeverisë.

Nuk do t’ju them detaje, sepse kam dashur që të jem korrekt me informacionet që jap. Fjalë ka shumë, por në krye të kësaj bande të korruptarish është një individ që është Edi Rama.

Next