“Bënin presion për të nisur terapi hormonale!”/ Transgjinorja bën rrëfimin tronditës: Më thanë, ‘je në trupin e gabuar’! Ja si na manipulonin

Transgjinorja Luana Myrto ka ndarë rrëfimin e saj tronditës për mënyrën si, sipas saj, është ndikuar nga disa përfaqësues të komunitetit LGBT, të cilët siç pretendon ajo i kanë bërë presion për të nisur terapi hormonale që në moshë të vogël.

E ftuar në emisionin “RevieW”, Myrto tha se kur ishte adoleshente dhe përballej me vështirësi ekonomike, një shoqatë e komunitetit i ishte afruar me premtime për mbështetje dhe ndihmë.

Por, sipas saj, pas kësaj qëndronte një ndikim psikologjik që e shtyu të besonte se kishte “lindur në trupin e gabuar”.

“I merrnin minoren nga 13 vjeç, isha pa suport. Më thanë që kam lindur në trupin e gabuar. ‘Je në trupin e gabuar,’ më thoshin, ‘ne nuk të shohim si grua derisa të marrësh hormone”, tregoi Myrto.
Ajo shtoi se në atë kohë ishte e pambrojtur dhe në kërkim të ndihmës, ndërsa e bindnin se bota përreth ishte armike.

“Sikur po na vrisnin, po na sulmonin, na fusnin këto mendime në kokë. Nuk e di nëse ma kanë imponuar apo nëse ishte zgjedhja ime, sepse isha e vogël”, u shpreh ajo.

Myrto pranoi se ende sot, pas shumë vitesh, nuk është plotësisht e sigurt nëse vendimi i saj për të ndryshuar gjini ishte vërtet dëshira e saj apo rezultat i ndikimit nga jashtë.

“E them me sinqeritet, nuk e di nëse ishte zgjedhja ime apo imponim. Sepse në atë moshë, çdo gjë që të thuhet nga dikush që e sheh si shpëtimtar, e beson”, tha ajo.

Sipas saj, disa pjesëtarë të komunitetit i shfrytëzonin situatat e vështira të adoleshentëve për t’i bindur të ndjekin rrugën e tranzicionit gjinor.

“U afroheshin fëmijëve në varfëri, nga 13 deri në 16 vjeç, duke i manipuluar se kishin lindur në trupin e gabuar”, deklaroi Myrto.

Luana: Më morën nga familja LGBT! Kam qenë me 10-ta në shkollë. Unë doja të vazhdoja shkollën dhe më premtuan që do vazhdoja shkollën dhe më morën në ccuan te kjo streha e LGB nën moshë. Familja ime nuk e mundësonte dot shkollimin tim sepse ishin të varfër.

LGBT më premtuan se do më ndihmonin, pasi isha e varfër. Më çuan te streha e LGBT-së.. Isha 14 vjecc, më nxorrën te e diela shqiptare me Dalina Buzin, e cila nuk iu përmabjt kontratës, që nuk firmosi asnjë prind. Unë kam kërkuar që video në youtubë të hiqet, por nuk ështe hequr. Dhe unë kam marrë kërcënime nga familja, se ti na flliqe ne do të vrasim, sepse më detyruan të gënjeja, të mashtroja sikur babi më rrihte.

Dhe unë si fëmijë i papjekur me dëshirën për të qenë,, se na premtonin do blejmë telefon, gjëra kshu, asigjë, as rroba të përdorura nuk na jepshin, sa që mora vetë vullnetin dhe u transferova në një shoqatë tjetër aman të vazhdoja shkollën, se më lanë drejt prostotucionti, sicc kanë bërë me shumicën.

Këto njerëz duhet të jenë pas hekurave, sepse na proklamojnë të drjetat e njeriut, ndërkohë kanë vjedhur.

Next