E zuri korenti duke riparuar kabllot e internetit në një shtyllë elektrike, ish-trajneri lë pas dy fëmijë

Një punonjës i internetit në Shkodër ka ndërruar jetë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

38-vjeçari Arvjo Fishta po riparonte kabllot e internetit në një shtyllë elektrike, në momentin që ka rënë në kontakt.

Viktima më parë ka qenë ish-trajner portierësh, teksa ka lënë pas dy fëmijë.

“Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Next