Një situatë e tensionuar është regjistruar sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, pas miratimit të pikës së gjashtë të rendit të ditës që parashikonte “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 hektarësh në Çërravë që mund të jepen me qira”.
Pas debateve të shumta mes këshilltarëve, vendimi u miratua me 20 vota pro, por menjëherë pas kësaj në sallë shpërthyen tensionet.
Situata degjeneroi në përplasje fizike, ku sipas dëshmitarëve, këshilltari Ëngjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej banorëve të zonës së Çërravës.
Ngjarja ka shkaktuar kaos të përkohshëm në sallën e mbledhjeve, ndërsa ndërhyrja e pjesëmarrësve të tjerë ka shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit
“Turp të keni, të gjithë me emra, legena, palaço”, dëgjohet të thotë një banorë i zonës.
Më pas është ngritur nga tavolina anëtari i këshillit bashkiak, ku edhe ka nisur përplasja fizike.
Anëtari i Këshillit Bashkiak: Mua më thua legen ti mo?! Legen thuaji motrës tënde në shpi, jo mua këtu
Qytetari: Të them që cke me te
Anëtari i Këshillit Bashkiak: Po të ishte motra jote këtu do ti thosha legen?!
Qytetari: Legen janë burrat, jo gratë