Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka reaguar ashpër pas humbjes së zgjedhjeve të së dielës.
Ai kërkon reagimin e demokratëve, ndryshe, sipas tij, deri në 2029 nuk do mbetet më asnjeri që të votojë për këtë parti.
“Pjesëmarrja ne zgjedhjet e 5 bashkive tregoi qarte refuzimin e qytetareve ndaj politikes hipokrite qe çdo ditë e me shumë eshte zbuluar se pazaret prevalojne mbi parimet dhe “lufta” eshte thjesht per t’u dukur ndersa per gjerat madhore e me interes te perbashket jane një.
Humbja e 5 bashkive me rezultat turperues nga opozita por me emra kanidatesh te “pavarur” eshte nje kambanë e forte alarmi per çdo opozitar, jo per oborrtarë te opozites.
Nese mendoni qe ky “stili” i qerasjes me kandidatë ne çdo palë zgjedhje shmang pergjegjesine opozitare per çdo humbje ateher edhe ne 2027 apo 2029 beni gati firmat per te mbeshtetur ne 61 bashkit e vendit kandidat te “pavarur” dhe nuk kemi pse vrasim mendjen per humbjen sa kohë qe ekonomikisht fitoni njelloj me pushtetin.
Ky eshte nje turp qe duhet ta hane me garuzhde ata qe e gatuan me lugë gjelle.
Po per çfar duhet nje opozitë kur ajo nuk nxjerr kandidatë perball pushtetit ne zgjedhje???
Pse quhet formalisht opozitë kur me kete stil kandidatesh i sherben pushtetit??
Apo “opozite” quhet vetem grupi parlamentar i leshit qe nuk i pjerdh askush as ne kuvend, as ne lagje e per te tjera nuk ka problem!!!
Pra mjafton qe ju 43 bythecë politik siguruat nje karrike deputeti pa asnje vote nga qytetaret dhe kaq mjafton te quajturit opozite!
Keni qysh ne 11 maj, pra 6 muaj qe asnjeri prej jush mender deputetë te opozites nuk keni shkuar as per kafe ne qarqet ku moret mandatet, sepse e dini mire qe nuk keni as kurajo e as dinjitet te takoni qytetarët, ndaj zgjodhet qe ne 5 bashki te mos vendosnit kandidatë te PD qe te mos dilnit asnje dite ne fushate.
Te nderuar demokratë!
Heshtja vret me shum se sa çdo reagim i juaji prandaj mos heshtni para nje tufe vemjesh qe kanë kapur prej fyti PD dhe opoziten se atyre nuk ju duket vetja ne opozitë.
Koha qe te duartrokisni kot per t’i berë qejfin udheheqesit e per t’u dukur si militantë duhet te marrë fund perndryshe nuk do ngelen me as per te duartrokitur deri ne zgjedhjet e vitit 2029”, shkruan Murrizi.