E FUNDIT/ Kërcet thika në vend, ka të plagosur dhe të shoqëruar në komisariat

Siç bën me dije policia rreth orës 20:00 në lagjen 24 maji, 30-vjeçari B.S është goditur me thikë gjatë një sherri për motive të dobëta.

Sakaq, policia ka shoqëruar disa persona në komisariat, teksa po vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. S., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Next