“Atje kuptova diçka të madhe”, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin

Në intervistën për “Opinion” në Tv Klan ku Valon Ademi tregon versionin e tij për aeroportin e Vlorës, pas atij të Behgjet Pacollit të transmetuar një javë më parë, ai zbulon momentin e prishjes së raporteve mes tyre.

Ademi thotë se marrëdhënia u thye në maj të këtij viti prej një projekti në Libi.

Blendi Fevziu: Kur ka ndodhur thyerja juaj? Në cilën kohë? Kur doli çështja e aksioneve? Më herët, më vonë?

Valon Ademi: Unë me z. Pacolli u prisha në maj të këtij viti.

Blendi Fevziu: Pse?

Valon Ademi: Është ai projekti në Bengazi, i Libisë. Atje bëri një veprim Behgjet Pacolli. Unë nga atje kuptova diçka të madhe. Behgjet Pacolli merr në telefon njeriun tim atje dhe më thotë do të dalësh ti te kompania ime.

Ademi pretendon se ky ishte një skenar, teksa shton: “A e kupton ti ku shkova unë me z. Pacolli? Unë kam shkuar e kam takuar në Lugano pasi ishte sëmurë, unë në makinë me të, ai fillo qaj dy orë në makinë duke thënë që të gjithë ma bëjnë të padrejtë dhe unë i besoja, kaq është shumë e thjeshtë!”/tvklan.al

Next