Tragjike në këtë shtet/ Kamionçina futet në treg, dy të vdekur dhe 18 të plagosur

Dy persona humbën jetën dhe 18 të tjerë u plagosën pas një aksidenti në Korenë e Jugut. Mësohet se një kamionçinë u përplas brenda një tregu në Bucheon, në perëndim të kryeqytetit Seul.

Aksidenti plagosi 21 persona, përfshirë tre gra të moshës 70 dhe 80 vjeç, të cilat pësuan arrest kardiak dhe nëntë persona të tjerë me lëndime të rënda.

Shoferi është në paraburgim. Mësohet se ai pas përplasjes së parë lëvizi mjetin pas dhe përshpejtoi që të përplasej në treg. Ai iu nënshtrua një testi alkooli dhe u konfirmua se nuk ishte nën ndikimin e alkoolit. Policia po heton për shkaqet e sakta të aksidentit.

Next