Plagosje me thikë në burgun e Trikalasë, 28-vjeçari sulmon shokun e qelisë

Një incident i përgjakshëm është regjistruar të mërkurën në një burg në Greqi. Mësohet se një i burgosur afgan ka sulmuar dhe plagosur me thikë një tjetër të burgosur në burgun e Trikalasë.

28-vjeçari sulmoi me thikë shokun e tij të qelisë për arsye ende të panjohura. I plagosur mbeti një 49-vjeçar grek. Ai mori tre plagë nga thika.

Autori u arrestua menjëherë nga oficerët e burgut, ndërsa i plagosuri u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Trikalës ku iu dha ndihma e parë dhe më pas u kthye në burg. Policia po kryen hetimet lidhur me ngjarjen dhe zbardhjen e shkaqeve që sollën këtë sulm.

Next